Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar shkakton incident në garat e Formula 1
    Ballina-1

    Neymar shkakton incident në garat e Formula 1

    07/07/2023 09:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Garat e Formula 1 janë bërë tërheqëse për të ftuar të shumtë VIP nga fusha të tjera sportive apo sociale.

    Kështu, në garën për Çmimin e Madh të Spanjës në Barcelonë janë parë futbollistë të shumtë, këngëtarja Shakira dhe dhjetëra personazhe të tjerë të famshëm nga bota e muzikës, modës dhe argëtimit.

    Megjithatë, drejtuesit e këtij sporti do të vendosin kufizime rigoroze në të ardhmen për sa i përket numrit të atyre që do të marrin leje VIP dhe për këtë “përgjegjës” është Neymar.

    Futbollisti i njohur ka shkaktuar një incident në Barcelonë, pasi pas sinjalit për xhiron e ngrohjes, ai nuk është larguar nga pista, por ka mbetur në këmbë në bar, pikërisht pranë pistës, duke rrezikuar kështu si drejtuesit, ashtu edhe veten.

    Shefi i Formula 1 Stefano Domenicali njoftoi pas garës se tashmë po merren masa që një situatë e tillë të mos përsëritet më.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.