Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Ndeshjet Ballkani-Ludogorets dhe Dukagjini-Europa zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”
    Ballina-1

    Zyrtare: Ndeshjet Ballkani-Ludogorets dhe Dukagjini-Europa zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”

    07/07/2023 15:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se dy ndeshjet e para të klubeve tona për edicionin e ri të garave evropiane do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Pas monitorimit dhe vlerësimit të fushës nga eksperti i UEFA-s, u vendos që ndeshja Ballkani-Ludogorets, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, më 11 korrik, dhe ajo Dukagjini-Europa, në kuadër të Ligës së Konferencës, më 13 korrik, të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Pas këtyre dy ndeshjeve, eksperti i UEFA-së së bashku me ekipin e mirëmbajtjes së stadiumit do të punojnë për t’u rikuperuar edhe mëtutje fusha, e cila ka pësuar dëmtime kohët e fundit.

    FFK fton klubet që të përkujdesen maksimalisht në ruajtjen e fushës dhe kësisoj stërvitjet zyrtare t’i zhvillojnë në ndonjë stadium tjetër ose në Kampin Nacional në Hajvali, në mënyrë që fusha të mos dëmtohet më shumë.

    Duke pasur parasysh se në këtë periudhë është e pamundur të intervenohet në ndërrimin e barit dhe as në zëvendësimin e tij, dhe meqenëse në këtë stadium do të zhvillohen edhe ndeshjet zyrtare të Kombëtares A, Kombëtares U21 dhe të Kombëtares së vajzave, është e nevojshme që fusha të jetë sa më pak e ngarkuar në gjendjen aktuale.

    Në këtë rast, FFK i fton tifozët dhe opinionin që t’i përkrahin skuadrat tona në këto ndeshje dhe të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”. Për të siguruar suksesin e skuadrave tona, nevojitet mbështetja dhe entuziazmi i tyre gjatë këtyre ndeshjeve.

    FFK do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e fushës dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta rikuperuar atë sa më mirë. Shpresojmë që skuadrat tona të na dhurojnë emocione dhe të hedhin hap të rëndësishëm drejt kualifikimit tutje.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.