Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shtatë ekipe shqiptare në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
    Ballina-1

    Shtatë ekipe shqiptare në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

    21/07/2023 09:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shtatë ekipe shqiptare do të marrin pjesë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi u mbyll raundi i parë i kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës.

    Partizani, Ballkani dhe Struga do të vazhdojnë në këtë raund pasi u eliminuan nga rrethi i parë i kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

    Ndërkohë, Dukagjini shkroi histori duke kaluar për herë të parë në këtë raund, pasi eliminoi FC Europan.

    Tirana me dy gola të bukur eliminoi Dinamo Batumin, teksa Drita ishte pa lojë në rrethin e parë të kualifikimeve.

    Kualifikim tutje arriti edhe skuadra e Shkupit, që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

    Kujtojmë, rrethi i dytë i kualifikimeve në këtë garë do të zhvillohet në javën e ardhshme.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.