Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndërhyrja horror e Marcelos, i theu këmbën kundërshtarit. Flet mjeku: Në 23 vite punë nuk kam parë kurrë një lëndim si ky
    Ballina-1

    Ndërhyrja horror e Marcelos, i theu këmbën kundërshtarit. Flet mjeku: Në 23 vite punë nuk kam parë kurrë një lëndim si ky

    03/08/2023 13:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luciano Sanchez është liruar nga spitali, pas lëndimit të tmerrshëm të shkaktuar nga një ndërhyrje vrasëse e Marcelos, ish-mbrojtësi i Real Madridit. Incidenti që tronditi Amerikën e Jugut ndodhi gjatë sfidës së “Copa Libertadores” mes Argentinos Juniors dhe Fluminense.

    Luciano Sanchez do të operohet pas tri javësh, sepse i është thyer gjuri dhe për momentin duhet pritur që edema të ulet. “Në 23 vite si mjek nuk kam parë kurrë një lëndim si ky. Është pothuajse një ndarje e tibias dhe fibulës. Ekziston një çarje kryqëzuese e përparme dhe e pasme. Është një dislokim i plotë i gjurit”, – tha drejtori mjekësor i Argentinos Juniors.

    Luciano Sanchez u largua nga spitali me karrocë dhe në fakt e fali Marcelon: “Le të qëndrojë i qetë, ishte një ndërhyrje e pafat. Mësova se më kërkonte në dhomat e zhveshjes. Më pas më kontaktoi, duke më shkruar. E admiroja si futbollist, tani edhe si person. Ai nuk ka bërë asgjë për ta qortuar veten”.

    Dëmtimi horror – Një skenë e frikshme ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Argentinos Juniors dhe Fluminense, e vlefshme për 1/8 finale të “Copa Libertadores”. Në minutën e 55-të, lojtarët në fushë u gjendën përballë një ndërhyrjeje të rëndë. Protagonist i pafat ishte Luciano Sanchez I cili në tentativë për t’i marrë topin Marcelos, goditet ashpër nga braziliani.

    Ish-lojtari i Real Madridit nuk pati kohë të tërhiqte këmbën dhe e goditi Sanchezin direkt. Goditja ishte aq e fortë sa i theu këmbën kundërshtarit. Pamjet janë shumë të frikshme dhe mbi të gjitha të qarta. Në fakt shihet momenti i saktë në të cilin futbollistit i thyhet këmba dhe ai rrëzohet përtokë.

    Marcelo, i cili u përjashtua për faull, pavarësisht se ndërhyrja nuk ishte e vullnetshme, e kuptoi menjëherë seriozitetin e situatës dhe thirri shërbimet e urgjencës. Ai ngriti krahët duke kërkuar falje dhe më pas shpërtheu në lot.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.