Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arbnor Muja ndodhet në Tiranë, i nis procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare
    Ballina-2

    Arbnor Muja ndodhet në Tiranë, i nis procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare

    15/08/2023 15:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbnor Muja do të jetë futbollisti më i ri i Kombëtares së Shqipërisë.

    Sulmuesi kosovar ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës në muajin mars për dy ndeshjet ndaj Izraelit në udhëtim dhe Andorrës, por nuk u aktivizua fare.

    Ai nuk ishte vlerësuar aspak nga ish-trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe Muja ka marrë vendimin e ri.

    Ai tanimë ka vendosur përfundimisht dhe do ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.

    24-vjeçari aktualisht ndodhet në Tiranë ku ka udhëtuar nga Belgjika për tu pajisur me pasaportën shqiptare, njofton mediumi abcnews.

    Anëtari i skuadrës belge Royal Antwerp do të grumbullohet nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Republikës Çeke dhe ndaj Polonisë.

    Ka qenë pikërisht trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho që ka insistuar për afrimin e Mujës pasi e sheh si një nga lojtarët shumë të rëndësishëm.

    Raportohet se Shqipëria e kishte kontaktuar Mujën që nga viti i kaluar, por ai fillimisht e dëshironte Kosovën.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.