Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drilon Hazrollaj ylli i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës
    Ballina-1

    Drilon Hazrollaj ylli i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës

    22/08/2023 10:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall edhe këtë edicion vazhdojnë me ndatjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës i ka takuar sulmuesit anësor të KF Malisheva, Drilon Hazrollaj.

    Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit anësor të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës ai pati një paraqitje briliante, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në një tjetër gol.

    Hat-Tricku i Hazrollajt është i pari në këtë kampionat, ndërsa me këtë fitore FC Malisheva arkëtojë 3 pikë të reja duke qenë, pas dy xhirove, lidere në Albi Mall Superligë edicioni 2023/24.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.