Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Verrati ka marrë fund”, fjalë të rënda për italianin: E kalon kohën me duhan dhe alkool!
    Ballina-2

    “Verrati ka marrë fund”, fjalë të rënda për italianin: E kalon kohën me duhan dhe alkool!

    27/08/2023 15:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fjalë të rënda kundër Marco Verrattit. Mesfushori i PSG-së, i cili është shumë afër largimit nga kampionët e Francës, është vënë në shënjestër të ish-it të skuadrës parizene, Jerome Rothen.

    45-vjeçari e sulmoi Verrattin në podcast-in e tij, cituar nga nga “Bild”. Mesfushori nga Pescara, i cili mbushi 31 vjeç në nëntor, ka gjithnjë e më pak miq në Paris.

    “Nuk dua ta kritikoj për cilësitë e tij si lojtar. Por ai nuk e meritoi zgjatjen e kontratës në fillim të vitit: drejtuesit gabuan. Për mua, Verratti ka ka marrë fund, është 31 vjeç. Ai kurrë nuk e kuptoi se si ishte karriera apo jeta e një futbollisti profesionist të nivelit të lartë. Dhe kurrë nuk do ta kuptojë. Nuk mund ta japësh këtë mesazh në dhomat e zhveshjes nga një lojtar që luan 60% të ndeshjeve dhe shpesh është shumë i lodhur në minutën e 60-të. Dikush që e kalon kohën duke ndenjur, duke tymosur apo duke pirë alkool. Këto janë gjëra që dëmtojnë imazhin e klubit”.

    Fjalë pa filtra, që pikturojnë jetën pariziene të Verrattit shumë larg jetës ideale të një futbollisti profesionist.

    Fjalë pa filtra, që pikturojnë jetën pariziene të Verrattit shumë larg jetës ideale të një futbollisti profesionist.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.