Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Al-Ittihadi ofron 150 mln për Salahun
    Ballina-2

    Al-Ittihadi ofron 150 mln për Salahun

    28/08/2023 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ekipi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit Mohamed Salah.

    Së fundmi, Al-Ittihadi ka dërguar ofertën e radhës për ta bindur Liverpoolin në lirimin e futbollistit të Egjiptit. Për transferimin e tij, ekipi saudit ka ofruar hiç më pak se 150 milionë euro, raporton “Goal” të hënën.

    Bëhet e ditur se Salah është joshur nga oferta e Al-Ittihadit pasi 31-vjeçarit i është premtuar pagë për ta bërë ndër futbollistët më të paguar në Arabinë Saudite.

    Liverpooli deri më tani u ka rezistuar ofertave të Al-Ittihadit, por afati kalimtar në Arabinë Saudite mbyllet më 15 shtator.

    Salah ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017. Këtë edicion në Premier League, ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në tri ndeshje të luajtura.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.