Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjermania mposht Serbinë, shpallet kampion bote në basketboll
    Ballina-2

    Gjermania mposht Serbinë, shpallet kampion bote në basketboll

    10/09/2023 16:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjermania është kampione e botës në basketboll. Në finale të Botërorit 2023, Gjermania e mposhti Serbinë me rezultat 83:77. Finalja e Botërorit është zhvilluar të dielën në Manila të Filipineve. Ndeshja ishte dramatike dhe e hapur deri në fund.

    Shkëputjen e madhe gjermanët e bënë në çerekun e tretë, të cilin e fituan 22:10.

    Por më pas ndeshja u hap sërish dhe u vendos në aksionet e fundit. 21 sekonda para fundit, Dennis Schroeder shënoi për 81:77. Në aksionet vijuese Serbia dështoi. Schroeder më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 83:77, 12 sekonda para fundit. Rezultati më nuk ndryshoi.

    Gjermania ka fituar titullin e botës për herë të parë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.