Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA nis hetimet ndaj Rumanisë, gjashtë akuzat me të cilat po përballen
    Ballina-1

    UEFA nis hetimet ndaj Rumanisë, gjashtë akuzat me të cilat po përballen

    14/09/2023 14:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet ndaj Rumanisë lidhur me pankartën dhe thirrjet “Kosova është Serbi”.

    Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian është ndërprerë për 50 minuta si pasojë e sjelljeve anti-sportive të huliganëve rumunë.

    Dy ditë pas takimit, Komisioni Disiplinor i forumit në Nyon nisi hetimet për rastin e Kosovës. Sipas burimeve të “GSP” pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:

    Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). Sjellje raciste, ndezja e pishtarëve, hedhja e objekteve në fushë dhe bllokimi i zonave të aksesit publik, janë gjashtë akuzat me të cilat pritet të dënohet Rumania.

    Tre të parat janë më të rënda për Rumaninë, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë të luajnë në shtëpi me dyer të mbyllura, pa spektatorë, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe kundër Zvicrës më 21 nëntor, ndeshjen e fundit të kampionatit evropian të Gjermanisë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.