Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA njofton zyrtarisht për hapje të procedurës disiplinore ndaj Rumanisë
    Ballina-1

    UEFA njofton zyrtarisht për hapje të procedurës disiplinore ndaj Rumanisë

    14/09/2023 19:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë.

    Rumania e mposhti Kosovën 2:0 në Bukuresht, por ndeshja u ndërpre në pjesën e parë për 50 minuta për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi” të shpalosur nga huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolori”.

    Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri nga Franca, Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, paraqitën raportin në bazë të cilit Shtëpia Evropiane e Futbollit tashmë ka nisur hetimet. Federata e Futbollit të Rumanisë ngarkohet me pesë akuza.

    Akuzat për të cilat ngarkohen rumunët janë: Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumania”), sjellje raciste, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve në fushë dhe bllokim të zonave të qasjes publike.

    Është raportuar më herët se dy ndeshjet e ardhshme, Rumania t’i luajnë pa shikues.

    Image

    © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.