Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani pritet të jetë titullar ndaj Bragas
    Ballina-2

    Rrahmani pritet të jetë titullar ndaj Bragas

    18/09/2023 19:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë në barazimin e Napolit në udhëtim te Genoa në fundjavë, në ndeshjen që përfundoi 2:2.

    Por, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës pritet të jetë titullar ndaj Bragas në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

    Të hënën, mediat italiane kanë njoftuar se gjendja fizike e 29-vjeçarit është e mirë dhe nuk ka asgjë shqetësuese.

    “Nuk ka situatë alarmuese te Napoli në lidhje me gjendjen fizike të Amir Rrahmanit. Mosparaqitja ndaj Genoas ishte vetëm për t’u mos u rrezikuar. Paraqitja e tij në Ligën e Kampionëve ndaj Bragas nuk është në dyshim dhe ai pritet të jetë titullar bashkë me Juan Jesusin”, ka shkruar “Corriere dello Sport”.

    Rrahmani ka tri paraqitje në Serie A në këtë edicion.

    Ai luajti edhe në dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Zvicrës në barazimin 2:2 dhe në humbjen nga Rumania 2:0, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

    Rrahmani luajti rol në dy golat që Kosova i shënoi ndaj Zvicrës.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.