Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FBK-ja merr vendime për dhunën e shfaqur në Superkupë
    Ballina-1

    FBK-ja merr vendime për dhunën e shfaqur në Superkupë

    22/09/2023 15:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     Federata e Basketbollit e Kosovës ka dhënë deklarata të mëdha kundër dhunës së shfaqur në finale të Superkupës. Por dënime për ata që shkaktuan dhunën nuk ka. Në finale u paraqitën Trepça e Peja. Tifozët e Trepçës u larguan nga palestra gjatë ndeshjes për shkak të hedhjes së gjësendeve në parket. Gjësende, duke përfshirë karrige, pas fundit të ndeshjes në parket hodhën edhe tifozët e Pejës.

    Por Trepça e Peja kanë shpëtuar pa dënime. Është gjobitur vetëm Golden Eagle Ylli si organizator i turneut të Superkupës së zhvilluar në Suharekë. Ylli është gjobitur me 1700 euro gjithsej. Me nga 300 euro janë gjobitur trajnerët Adis Beqiragiq i Trepçës dhe Rami Hadar i Pejës. Ndërkohë basketbollisti i Pejës, Justin Davis u gjobit me 50 euro.

    Komisioni i Garave të FBK-së vetëm të premten e ka publikuar vendimin për ndeshjen finale të së dielës. Vendimi u publikua pasi reagimet rreth dhunës u zbehën.

    Organizimi i turneut të Superkupës është vlerësuar jo i mirë. Ndër të tjera në finale kishte fare pak policë. Tifozët e Trepçës kanë qëndruar në afërsi të palestrës pasi u nxorën prej saj dhe më pas ka pasur konflikte me tifozë të Pejës.

    Ndeshja ishte ndërprerë për 40 minuta e më pas ceremonia e ndarjes së medaljeve ishte vonuar shumë për shkak të zhvillimeve josportive në palestër dhe jashtë saj.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.