Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Batatina pas ndeshjes me Gjilanin: E merituam fitoren
    Ballina-2

    Batatina pas ndeshjes me Gjilanin: E merituam fitoren

    23/09/2023 17:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Gjilanit të shtunën se e ka ditur që do të ketë vështirësi.

    Llapi fitoi 2:1, por e rrezikoi në fund fitoren.

    “I përgëzoj djemtë për angazhimin, për lojën. Merituam fitoren. Djemtë dhanë maksimumin dhe ishim të vetëdijshëm se luajmë ndaj Gjilanit që ka lojtarë cilësorë. Në pjesën e parë kërkuam që duke dhënë maksimumin të bëjmë edhe gola. Realizuam dy gola, e më pas kërkova menaxhimin e rezultatit. Pranuam një gol sepse desha të bëj rifreskim në skuadër, ishte ndryshim taktik. Kishim edhe ne rastet tona në pjesën e dytë. Megjithatë, jemi të kënaqur me lojën dhe me djemtë që dhanë maksimumin. E kemi analizuar kundërshtarin dhe i bllokuam armët e tyre të forta”, ka thënë Batatina për “ArtMotion” pas ndeshjes. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.