Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi uron Ballkanin për fitoren e madhe ndaj Dinamos së Zagrebit
    Ballina-2

    Agim Ademi uron Ballkanin për fitoren e madhe ndaj Dinamos së Zagrebit

    05/10/2023 21:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një paraqitje e mrekullueshme e FC Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër skuadrës së famshme kroate, Dinamo Zagreb në kuadër të UEFA Conference League.

    Pas kësaj fitore presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar kampionin për këtë sukses të madh.

    “Loja, përkushtimi, dëshira dhe në fund fitorja 2:0 e kampionëve tanë janë konfirmim i rritjes së madhe të FC Ballkanit dhe futbollit tonë. 🙌⚽

    Përgëzoj futbollistët portokallezi për këtë fitore të madhe, trajnerin Ilir Daja për përgatitjen e shkëlqyeshme të lojës dhe motivimin e lojtarëve, stafin e tij, drejtuesit e klubit, por edhe tifozët e qytetarët e Suharekës dhe jo vetëm për spektaklin e sotëm. 🏆👏

    Uroj që kjo fitore të jetë shtysë për futbollistët e FC Ballkanit për të treguar lojëra tjera të tilla në vazhdim në garat evropiane dhe të synojë kalimin e fazës së grupeve. 🌟🏅

    Urime e ju priftë e mbara në ndeshjet e ardhshme! 🙏⚽”, ka shkruar Ademi në Facebook. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.