Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futboll, Kosova U17 promovohet në Ligën A
    Ballina-2

    Futboll, Kosova U17 promovohet në Ligën A

    09/10/2023 18:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Kosovës U17 është promovuar në Ligën A në kualifikimet për “Euro 2024” për futbolliste.

    Kosova doli fituese e miniturneut kualifikues, i cili u mbajt në Prishtinë dhe Podujevë. Përfundoi e para në Grupin B1 të Ligës B, me 7 pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të zhvilluara. Në ndeshjen e fundit të grupit, të zhvilluar të hënën, Kosova ka triumfuar 2:1 ndaj Maqedonisë së Veriut.

    Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Maqedonia e Veriut shënoi e para në minutën e 10-të, përpara se Rita Feka ta barazojë rezultatin në minutën e 27-të. Golin e fitores për Kosovën, e shënoi mesfushorja Liza Hoxha në minutën e 84-të.

    Me këtë triumf, Kosova përfundoi e para në grup me 7 pikë, një më shumë se Maqedonia e Veriut që doli e dyta. Pjesë e këtij grupi ishin edhe Armenia e Gjeorgjia, që përfunduan në dy vendet e fundit në grup.

    Në tri ndeshje të luajtura, Kosova regjistroi dy fitore dhe një barazim. Mposhti Maqedoninë e Veriut dhe Gjeorgjinë, ndërsa barazoi me Andorrën.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.