Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Yakin flet para përballjes me Kosovën: Kam një skuadër të fortë, mund të dominojmë ndeshjen
    Ballina-2

    Yakin flet para përballjes me Kosovën: Kam një skuadër të fortë, mund të dominojmë ndeshjen

    17/11/2023 20:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës.

    Yakin tha fillimisht se ka një skuadër të fortë me të cilën mund ta dominojë ndeshjen kundër Kosovës nëse luajnë në të njëjtën mënyrë si ndaj Izraelit.

    “Unë mendoj se nëse luajmë futboll sikurse e bëmë në pjesën e parë kundër Izraelit, ne vetëm duhet të vazhdojmë. Është në duart tona. Ne mund ta dominojmë ndeshjen. Kam një skuadër të fortë”, ka thënë fillimisht Yakin.

    Tutje, Yakin foli edhe për faktin që do të ketë shumë tifozë kosovarë të pranishëm në shkallët e stadiumit në Basel.

    “Jam i lumtur që do të vijnë shumë. Unë shpresoj që tifozët tanë të arrijnë të na përkrahin paksa”, shtoi përzgjedhësi zviceran.

    Në fund, 49-vjeçari konfirmoi se mes dy shtyllave nesër do të startojë Yann Sommer.

    “Ne planifikuam që Gregor të thirret, dhe pasi që tani mungon, Yann Sommer do të jetë në portë nesër”, përfundoi Yakin.

    Kujtojmë se sfida e parë mes Zvicrës dhe Kosovës që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.