Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sërish dëmtim për Ansu Fati, “ylli” spanjoll 3 muaj jashtë fushave të blerta
    Ballina-2

    Sërish dëmtim për Ansu Fati, “ylli” spanjoll 3 muaj jashtë fushave të blerta

    30/11/2023 14:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Konsiderohej, si një ndër më të mirët, por duket se “fati” nuk është në anën e tij, pavarësisht mbiemrit. Bëhet fjalë për anësorin spanjoll, të Brighton, i huazuar te “pulëbardhat”, nga “katalanasit” e Barcelona, Ansu Fati, i cili do të qëndrojnë për një periudhë të konsiderueshme jashtë fushës së blertë.

    Në përballjen e fundit, të skuadrës së teknikut De Zerbi, të fituar me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, ndaj Nottingham Forest, Fati u detyruar të largohej, nga fusha e lojës, që në minutën e 21’-të, për shkak të një dëmtimi, në dukje i lehtë, por pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, nuk ka rezultuar të jetë i tillë.

    Sipas raportimeve më të fundit, të mediumeve spanjolle, por edhe atyre britanike, “ylli” 21-vjeçar i sulmit ka pësuar një dëmtim serioz, në muskujt e kërdhokullës dhe pritet të qëndrojë për rreth 3 muaj jashtë lojës, duke dëmtuar jo pak skuadrën e teknikut italian, sidomos para sfidës së mbrëmjes së kësaj të enjteje, në transfertën e AEK.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.