Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Brazilianët vajtojnë! Neymar në lot, mjeku konfirmoi ditët e vështira për lojtarin
    Ballina-2

    Brazilianët vajtojnë! Neymar në lot, mjeku konfirmoi ditët e vështira për lojtarin

    20/12/2023 17:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edhe pse tifozët e skuadrës braziliane shpresonin dhe besonin në një mrekulli, Neymar, ylli i kombëtares dhe sulmuesi i Al Hilalit, nuk do të jetë gati për verën dhe Kupën e Amerikës.

    Sulmuesi dëmtoi ligamentet kruciale dhe meniskun dhe vlerësimi i fundit është se ai nuk do të kthehet në fushë para gushtit, transmeton GazetaSport.

    Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në tetor gjatë ndeshjes kundër Uruguait dhe në nëntor iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë. Lajmin e keq e ka konfirmuar mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, i cili ka kryer operacionin.

    – Nuk do të ketë kohë, Kupa e Amerikës po vjen shumë shpejt. Nuk ka kuptim të anashkaloni hapat në procesin e rikuperimit, kjo vetëm do të rriste rrezikun e panevojshëm. Ne presim që ai të jetë gati për fillimin e sezonit të ligës 2024 në Evropë, që është në gusht. Duhet të kemi durim. Duke folur për një rikthim pa nëntë muaj, është shumë herët – tha Lasmar dhe i trishtoi brazilianët.

    U shfaq një video që dëshmon se sa shumë po mundohet futbollisti që është i preferuari i kombit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.