Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Caktohet data e gjyqit, Dani Alves rrezikon 9 vite burgim
    Ballina-2

    Caktohet data e gjyqit, Dani Alves rrezikon 9 vite burgim

    25/12/2023 16:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves, është prej thuajse një viti pas hekurave të një burgu në Barcelonë.

    Braziliani akuzohet se në dhjetorin e vitit 2022, përdhunoi një vajzë të re në një prej klubeve të Barcelonës.

    Fillimisht, ish-mbrojtësi e mohoi akuzën ndërsa më pas këmbënguli se marrëdhënia seksuale kishte ndodhur me marrëveshjen e të dy palëve.

    Gjithsesi, hetimet nuk flasin në favor të brazilianit dhe së fundmi është përcaktuar edhe data kur do të mbahet gjyqi në të cilin do të mësohet masa.

    Gjyqi për ish-lojtarin do të zhvillohet më datë 5, 6 dhe 7 shkurt të vitit 2024 dhe nëse shpallet fajtor, atëherë Dani Alves rrezikon deri në nëntë vite burg sipas kërkesës së Prokurorisë që ndër të tjera kërkon edhe një dëmshpërblim prej 150.000 eurosh për viktimën.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.