Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Albion Kurtaj rikthehet te Ferizaj
    Ballina-2

    Zyrtare: Albion Kurtaj rikthehet te Ferizaj

    26/12/2023 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i njohur Albion Kurtaj është rikthyer te skuadra e Ferizajt me pretendime ta ndihmojë skuadrën për rikthim në elitën e futbollit.

    Kurtaj që ishte pjesë e Llapit dhe Prishtinës, vlerësohet një përforcim i madh për skuadrën ferizajase të cilët e pret një pranverë e nxehtë.

    Lajmi i plotë nga FC Ferizaj:

    Më në fund, FC Ferizaj dhe sulmuesi shpërthyes Albion Kurtaj bashkojnë forcat, për një pranverë sa më të nxehtë dhe shpërthyese.

    Kurtaj ishte pjesë e jona edhe para dy sezoneve kur ne u inkuadruam nga Liga e Parë në Superligë.

    Së fundmi ai ishte pjesë e Prishtinës, ku u transferua nga Llapi.

    Kurtaj asnjëherë nuk u largua njëmend nga Ferizaj. Ai vetëm rrugëtoi në disa ekipe, por zemra e tij ka rrahur çdo herë për FC Ferizaj.

    Me Kurtajn dhe Kiqinën ne po ndërtojmë një ofanzivë të frikshme. Para vetës e kemi një mision, SUPERLIGËN.

    Na priftë e mbara! 🔵⚪️. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.