Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ZYRTARE/ U largua nga Partizani pa lënë gjurmë, Eros Grezda prezantohet te skuadra e re kroate
    Ballina-2

    ZYRTARE/ U largua nga Partizani pa lënë gjurmë, Eros Grezda prezantohet te skuadra e re kroate

    03/01/2024 21:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Eros Grezda mbylli aventurën me kampionët e Partizanit pa lënë gjurmë, teksa nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ekipin e ri ku do të vijojë karrierën. 28-vjeçari së fundmi ka firmosur me Rudes në Kroaci.

    Grezda u afrua te Partizani në verën e kaluar, ndërsa aventura e tij zgjati deri në dhjetor. Palët ndërprenë me mirëkuptim kontratën.

    NK Rudes militon në elitën e futbollit kroat. Skuadra e re e ish-futbollistit të Kombëtares, ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë, 14 pikë larg nga vendi i parafundit, teksa do të kërkojë një mrekulli për t’i shpëtuar rënies. 

    Ka qenë vetë klubi kroat që ka prezantuar Grezdën, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Shqiptari do të jetë pjesë e Rudes deri në fund të këtij sezoni. Në rast se skuadra arrin të mbijetojë, gjasat janë të mëdha që Grezda të rinovojë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.