Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Benzema insiston të largohet nga Al-Ittihadi
    Ballina-2

    Benzema insiston të largohet nga Al-Ittihadi

    22/01/2024 15:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Karim Benzema pritet që gjatë kësaj jave ta mësojë të ardhmen e tij, e cila duket se përfundimisht nuk do të jetë te skuadra saudite, Al-Ittihad. Mediumet e huaja kanë raportuar të hënën se negociatat mes Benzemas dhe klubit saudit për shkëputjen e kontratës do të vazhdojnë edhe këtë javë. Benzema nuk ka raporte të mira me klubin dhe po dëshiron të largohet, ndërsa tek Al-Ittihadi nuk janë të kënaqur me sjelljet e tij.

    Mësohet se situata është e tensionuar mes palëve, me Benzeman që po insiston në kthimin e tij në Evropë.

    Skuadrat si Lyoni, Arsenali e Chelsea tashmë kanë shprehur interesim për francezin 36-vjeçar, i cili ka kontratë me ekipin saudit deri në vitin 2026. Ai verën e shkuar u transferua tek Al-Itthadi, ekip për të cilin ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.