Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti i Manchester Unitedit transferohet në Korenë e Jugut
    Ballina-2

    Ish-futbollisti i Manchester Unitedit transferohet në Korenë e Jugut

    08/02/2024 12:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jesse Lingard transferohet në Korenë e Jugut. Ish-lojtari i Manchester United ka firmosur me Seoul FC. 31-vjeçari qëndronte pa skuadër prej korrikut të vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës me Nottingham Forest.

    Mesfushori ofensiv ka firmosur një kontratë 2+1 me klubin e ri sipas raportimeve të shtypit britanik, duke u kthyer në emrin më të madh që do të luajë në kampionatin e Koresë së Jugut.

    32 ndeshje dhe 6 gola numëron Lingard me kombëtaren angleze, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Manchester United, Leicester, Birmingham, Brighton, Derby, West Ham dhe Nottingham Forest.

     “Emri më i madh në historinë e kampionatit tonë”, lexohet në komunikatën entuziazmuese të Seoul. Një dhuratë e bukur për tifozët në 20-vjetorin e klubit. “Objektivi ynë është konsolidimi i statusit të klubit lider në Korenë e Jugut”, është premtimi për ta

    Pas firmës foli edhe Lingard, i cili theksoi: “Dua të jem në qendër të projektit të K-League sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e rinj. Jemi të gjithë të lumtur pas firmës. Tani dua të përqendrohem vetëm te futbolli, pasi dua të rikthehem sa më shpejt në fushë”.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.