Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët fitojnë “betejën” e tyre, në Gjermani tërhiqen nga fondet e huaja
    Ballina-2

    Tifozët fitojnë “betejën” e tyre, në Gjermani tërhiqen nga fondet e huaja

    22/02/2024 16:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët gjermanë fitojnë betejën në lidhje me investimet e huaja.

    Federata Gjermane e Futbollit (DFB) kishte vendosur hapjen ndaj investitorëve të huaj në futbollin gjerman. Nismë që u kundërshtua në masë nga ultrasit.

    Në shumë ndeshje tifozët e skuadrave nisën të hidhnin monedha në fushë, teksa nuk munguan as pankartat dhe mesazhet kundër. Dhe “lufta” e tyre është shpërblyer, pasi DFB është tërhequr.

    Komiteti Ekzekutiv i Ligës Gjermane (DFL) vendosi njëzëri të mos vijojë negociatat për hyrjen e fondeve private, duke u dorëzuar përballë presionit të ultrasve.

    “Duke marrë parasysh zhvillimet aktuale, një vazhdim i suksesshëm i këtij procesi nuk duket më i mundur”, u shpreh Hans-Joachim Watzke, zëdhënësi ekzekutiv i DFL. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.