Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtarja U18 i zhvilloi dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar
    Ballina-2

    Kombëtarja U18 i zhvilloi dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar

    08/05/2024 18:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të mërkurën dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.

    Përballë kombëtares sonë ishin dy kombëtare cilësore.

    Fillimisht paradite, Kosova luajti me Rumaninë dhe pësoi 31:16. Periudha e parë ishte e barabartë dhe përfundoi 7:6 për rumunët e rinj. Rumania U18 ishte katër gola para në periudhën e dytë, 10:6, ndërsa e dominoi plotësisht periudhën e tretë.

    Pasdite, Kombëtarja jonë humbi nga Kroacia me rezultat 24:16. Dallimi u bë në periudhën e parë, të cilën Kroacia e fitoi 11:5. Dy periudhat tjera përfunduan 7:6 e 6:5.

    Bilanci i Kombëtares sonë tani është dy fitore e tri humbje.

    Të enjten Kombëtarja jonë e ka një tjetër ndeshje të vështirë. Luan ndaj Francës. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.