Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Ligji për dy nënshtetësinë në Gjermani, jam i lumtur që kjo pengesë ligjore tashmë u hoq
    Ballina-2

    Ademi: Ligji për dy nënshtetësinë në Gjermani, jam i lumtur që kjo pengesë ligjore tashmë u hoq

    09/05/2024 16:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ligji i ri i ndërmarr nga Gjermania për dy nënshtetësi ka gëzuar shumë edhe komunitetin e futbollit në Kosovë.

    Agim Ademi ka thënë se është i lumtur që kjo pengesë ligjore tashmë u hoq nga shteti mik gjerman dhe sigurisht që të gjithë futbollistët kosovar tashmë e kanë mundësinë ta mbajnë pasaportën gjermane, por edhe të kenë pasaportën e dytë të Republikës Kosovës.

    Në të kaluarën futbollistët nga Kosova nuk kanë pasur drejt të mbajnë dy nënshtetësi dhe kjo në shumë masë i ka penguar ata.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Ligji i ri i shumëpritur për dy nënshtetësinë në Gjermani do të hyjë në fuqi më 27 qershor. Ky ligj ua mundëson futbollistëve nga Kosova që ta përfaqësojnë shtetin e tyre të prejardhjes –  Republikën e Kosovës.

    Jam i lumtur që kjo pengesë ligjore tashmë u hoq nga shteti mik gjerman dhe sigurisht që të gjithë futbollistët tanë tashmë e kanë mundësinë ta mbajnë pasaportën gjermane, por edhe të kenë pasaportën e dytë të Republikës Kosovës.

    Falënderoj përfaqësuesin tonë dhe gjithë ata që kontribuan për Kombëtaren e Kosovës. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.