Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lewis parashikon fitoren e Furyt ndaj Usykut
    Sporte tjera

    Lewis parashikon fitoren e Furyt ndaj Usykut

    16/05/2024 19:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Legjenda e boksit, Lennox Lewis, ka parashikuar që meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut, do ta fitojë Fury. 

    Fituesi i supermeçit që zhvillohet të shtunën në Riyadh të Arabisë Saudite, do të bëhet boksieri i parë në histori që i mban të katër titujt e mëdhenj të botës.  Lewis ishte kampion i padiskutueshëm para 25 vjetësh, kur i kishte fituar tre tituj të botës. 

    “Tyson Fury mund të fitojë me pikë”, ka thënë Lewis të enjten për “BBC Sport”.  “Ai është më i madh dhe me duar më të gjata, me lëvizje të mrekullueshme. Të dy kanë lëvizje tejet të mira, të dy duan të fitojë dhe do të jetë meç i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Lewis. 

    Britaniku Fury është 35-vjeçar dhe ka rekord prej 34 fitoreve e një barazimi. 

    Ndërkohë, ukrainasi Usyk i ka fituar të gjitha 21 meçet profesioniste dhe mban titujt WBA, IBF dhe WBO.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.