Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    IPK rekomandon suspendimin për tre zyrtarë policorë në Drenas
    Ballina-2

    IPK rekomandon suspendimin për tre zyrtarë policorë në Drenas

    11/06/2024 17:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Drenas.

    Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 10.06.2024 në Drenas rreth orës 20:00 në një ndeshje në palestrën sportive ku pas përfundimit të saj zyrtarët policor kishin arrestuar një të dyshuar.

    Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

    Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim  nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

    Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.