Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ismajlgeci largohet nga Ballkani
    Ballina-2

    Ismajlgeci largohet nga Ballkani

    13/06/2024 11:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vazhdojnë ndarjet e ekipit kampion me lojtarët, ndërsa pas Lorenc Trashit, Mamadou Danfës, Nazmi Gripshit sot është zyrtarizuar edhe ndarja me Marsel Ismajlgecin.

    Klubi suharekas ka bërë të ditur se ka përfunduar marrëveshja e huazimit që kanë pasur me futbollistin tiranas 24 vjeçar. Futbollisti i krahut të majtë ka qenë i huazuar nga Zrinjski i Mostarit, ndërsa para kësaj ka qenë pjesë e Tiranës.

    “Marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar.

    Klubi e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrieres së tij,” — ka shkruar njoftimi i FC Ballkanit sot.

    Arbër Potoku dhe Bajram Jashanica kanë vazhduar kontratat me Ballkanin deri në qershor të vitit 2026, ndërsa gjithashtu nga ekipi janë larguar dyshja e kapitenëve Edvin Kuc dhe Armend Thaqi.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.