Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Thirrjet “Kosova Serbia” ndërpresin për dhjetë minuta ndeshjen Borci – Egnatia
    Ballina-2

    Thirrjet “Kosova Serbia” ndërpresin për dhjetë minuta ndeshjen Borci – Egnatia

    10/07/2024 23:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Borci i Banjallukës dhe Egnatia u përballën të mërkurën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

    Dhe tifozët e skuadrës vendëse janë dëgjuar duke bërë thirrje në  kor “Kosova  Serbia”.

    Thirrjet anti-Kosovë nisën në minutën e 66-të të ndeshjes të zhvilluar në Banjallukë, kryeqendrën e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë.

    Më pas stafi i kampiones së Shqipërisë vendosi ta tërhiqte skuadrën nga fusha. Pas diskutimeve mes gjyqtarit dhe kapitenëve të të dyja skuadrave ndeshja rinisi pas dhjetë minutash, ndërsa tribunat nuk u zbrazën.

    Ka pasur edhe thirrje tjera kundër Kosovës, ndërsa në tribuna ka qenë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

    Egnatia humbi 1:0 me gol të minutës së gjashtë të kohës shtesë.

    Nga minuta e 58-të, ekipi shqiptar luajti pa Arbin Zejnullain që u përjashtua direkt me të kuq.

    Serbët e Bosnjë-Hercegovinës vazhdimisht shprehin qëndrime anti-Kosovë dhe qëndrim anti-shqiptare.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.