Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajnerët më të mirë në Euro 2024, ku renditet Sylvinho i Shqipërisë?
    Ballina-2

    Trajnerët më të mirë në Euro 2024, ku renditet Sylvinho i Shqipërisë?

    15/07/2024 15:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në krye të Spanjës nga dhjetori i vitit 2022, Luis de la Fuente e udhëhoqi “Stuhinë e Kuqe” drejt triumfit në Ligën e Kombeve, ndërsa së fundmi triumfoi në Euro 2024 me 7 fitore nga 7 ndeshje.

    Paraprakisht, kishte sukses në Europianët U-19 e U-21, ndërsa tash strategu spanjoll e dominoi Kontinentin e Vjetër edhe me ekipin e parë.

    Dhe, për këtë sukses ai vlerësohet me notën 7,29, duke u zgjedhur trajneri më i mirë i Europianit.

    Prapa tij ka përfunduar trajneri italian Vincenzo Montella, i cili e çoi Turqinë në mesin e 8 më të mirëve në Euro 2024.

    Më mirë se ai kishte bërë vetëm Fatih Terim në vitin 2008.

    Kurse, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin përfundoi i treti pasi i dërgoi Helvetikët në çerekfinale, derisa prapa tij përfundoi Nagelsmann i Gjermanisë e më pas Sagnol, i cili e bëri mrekullinë me Gjeorgjinë.

    Poshtë përfunduan trajnerët Southgate i Anglisë e Deschamps i Francës, kurse selektori i Shqipërisë, Sylvinho përfundoi i 15-ti me notën 5,83.

    Më poshtë mund ta shihni listën e trajnerëve më të mirë në Euro 2024. /Gazeta Express/

    Trajnerët më të mirë të Euro 2024

    7,29 DE LA FUENTE (Spanja)

    6,70 MONTELLA (Turqia)

    6,60 YAKIN (Zvicra)

    6,50 NAGELSMANN (Gjermania)

    6,50 SAGNOL (Gjeorgjia)

    6,38 RANGNICK (Austria)

    6,25 CALZONA (Sllovakia)

    6,17 REBROV (Ukraina)

    6,13 IORDANESCU (Rumania)

    6,13 HJULMAND (Danimarka)

    6,13 KEK (Sllovenia)

    6,10 MARTINEZ (Belgjika)

    6,07 SOUTHGATE (Anglia)

    6,00 KOEMAN (Holanda)

    5,83 SYLVINHO (Shqipëria)

    5,83 PROBIERZ (Polonia)

    5,83 ROSSI (Hungaria)

    5,75 TEDESCO (Belgjika)

    5,58 DESCHAMPS (Franca)

    5,50 DALIC (Kroacia)

    5,33 STOJKOVIC (Serbia)

    5,25 SPALLETTI (Italia)

    5,17 CLARKE (Skocia)

    4,83 HASEK (Republika Çeke)

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.