Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Konfirmohet transferimi i Elmando Gjinit te Ballkani
    Ballina-2

    Konfirmohet transferimi i Elmando Gjinit te Ballkani

    21/08/2024 19:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i tri edicioneve të fundit në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani, ka konfirmuar të mërkurën transferimin e Elmando Gjinit, mbrojtësit 21-vjeçar. 

    Ballkani ka shtuar se ekipi po merr formë nga dita në ditë, ndërsa e ka vlerësuar shumë talentin e Gjinit. 

    “Lojtari që mbron ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër me të cilën Ballkani ka arritur marrëveshje për blerjen e kartonit të tij. Me futbollistin që karrierën te grupmoshat e reja e ka zhvilluar te disa skuadra evropiane, ndër to Genoa e Bologna të Serie A, kemi nënshkruar kontratë katërvjeçare. Klubi i dëshiron mirëseardhje shkodranit, duke i uruar suksese drejt arritjes së synimeve tona të përbashkëta. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ballkani të mërkurën.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.