Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lëndohet Bellinghami, mungon një muaj
    Ballina-2

    Lëndohet Bellinghami, mungon një muaj

    23/08/2024 18:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë, në duelin e fundit ndaj Mallorcas. Ai ballafaqim u mbyll 1:1, ndërsa Vedat Muriqi shënoi gol për Mallorcan. 

    “Rezultatet pas testeve të bëra të premten nga ekipi mjekësor i Real Madridit, tregojnë se Jude Bellingham e ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë. Situata e tij do të monitorohet në ditët në vazhdim”, ka njoftuar gjiganti spanjoll të premten.

    Mësohet se Bellingham do të jetë jashtë fushave për një muaj.

    Ai pritet t’i mungojë përfaqësueses së Anglisë në ndeshjet e muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.