Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Entuziazmi i madh që ka sjell Dallku te Vushtrria, synimi është rikthimi në Superligë
    Ballina-2

    Entuziazmi i madh që ka sjell Dallku te Vushtrria, synimi është rikthimi në Superligë

    26/08/2024 13:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vushtrria ka marrë fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë.

    Një nga skuadrat më të vjetra në futbollin kosovar ka triumfuar ndaj Kikës me rezultat 3-2.

    Vushtrria ka pasur probleme të mëdha viteve të fundit, por së fundmi është bërë një riorganizim i klubit ku posti i trajnerit i është besuar legjendës vushtrriase Armend Dallku.

    Pas barazimit në xhiron e parë ndaj Ramiz Sadikut, Vushtrria ka marrë fitoren e parë dhe në stadiumin ‘Ferki Aliu’ ishte një atmosferë e jashtëzakonshme.

    Tifozët kishin mbushur tribunën perëndimore, derisa në Lindje spektakël dhuruan tifo grupi ‘Forca’.

    Ka një entuziazëm të madh në qytetin e Vushtrrisë pas ardhjes së Dallkut në klub, pasi vushtrriasit e dinë se ai mund ta rikthejë skuadrën në elitën e futbollit kosovar.

    Transferimet janë kryer me kohë dhe shtabi teknik ka gjitha kushtet për punë.

    Vushtrria me Dallkun ka vetëm një synim, që sa më parë të rikthehet në elitë aty ku edhe e ka vendin një klub i madh si bardhekaltërtit. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.