Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita merr pikët në Klinë, humbja e tretë rresht për Dukagjinin
    Ballina-2

    Drita merr pikët në Klinë, humbja e tretë rresht për Dukagjinin

    28/09/2024 17:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zëvendësuesit Kastriot Selmani e Blerim Krasniqi ishin vendimtarë në fitoren e Dritës ndaj Dukagjinit.

    Skuadra gjilanase fitoi 2:0 të shtunën në Klinë, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

    Selmani shënoi për 1:0 në minutën e 77-të me goditje të bukur nga zona. Dhjetë minuta më pas, Blerim Krasniqi, që asistoi në golin e parë, shfrytëzoi maksimalisht topin që i erdhi në zonë.

    Drita ka luajtur vetëm pesë ndeshje deri më tani, ndërsa shënoi fitoren e katërt. Me 12 pikë është në vendin e pestë.

    Dukagjini ndërkohë e pësoi humbjen e tretë rresht. Skuadra e Ismet Munishit humbi dy ndeshjet e para, më pas i kishte dy fitore e tani është në seri prej tri humbjeve.

    Dukagjini është i shtati me gjashtë pikë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.