Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Napoli i Rrahmanit nuk gabon ndaj Comos
    Ballina-2

    Napoli i Rrahmanit nuk gabon ndaj Comos

    04/10/2024 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli ku aktivizohet qendërmbrojtësi dhe kapiteni Amir Rrahmani nuk ka gabuar në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të elitës italiane të futbollit.

    Napoli të premten mbrëma mposhti edhe Comon me rezultatin 3:1 dhe kështu vazhdon të mbetet lider në Serie A.

    Pjesa e parë u mbyll 1:1. Scott McTominay shënoi që në sekondën e 26-të. Mesfushori që përfaqëson Skocinë e realizoi golin e tretë më të shpejtë në historinë e Napolit.

    Gabriel Strefezza i barazoi shifrat dy minuta pa u mbyllur pjesa e parë.

    Në minutën e 53-të, Romelu Lukaku ishte i saktë nga penalltia për 2:1, ndërsa më pas asistoi për golin e David Neresit në minutën e 86-të.

    Rrahmani e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes.

    Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është e para pas shtatë ndeshjeve me 16 pikë.

    Como mbetet me tetë pikë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.