Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi uron talentët e 2 Korrikun për suksesin në UEFA Youth League
    Ballina-2

    Agim Ademi uron talentët e 2 Korrikun për suksesin në UEFA Youth League

    23/10/2024 20:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar skuadrën e 2 Korrikut për suksesin e arritur në UEFA Youth League.

    Prishtinasit e vegjël kanë mposhtur skuadrën e Dublin U19 në ndeshjen e rrethit të dytë në këtë garë shumë prestigjiioze, derisa Ademi e ka cilësuar si një dëshmi që futbolli i Kosovës ka të ardhme të ndritur.

    “Përgëzoj secilin futbollistë të FC 2 Korrikut për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe nivelin e lartë në fushën e lojës, si dhe stafin dhe drejtuesit e klubit për punën e shkëlqyeshme me talentet e reja, duke  prezantuar kësisoj në mënyrë dinjitoze futbollin kosovar në arenën evropiane”, ka shkruar ndër të tjera Ademi. .

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Urime të përzemërta për FC 2 Korriku fitorja në rrethin e dytë në UEFA Youth League 

    Një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e ekipit U19 të FC 2 Korrikut në UEFA Youth League. Skuadra verdhekaltër e mbushur me talente na ofroi emocione të pafundme dhe na bëri krenarë me lojën e treguar në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj kampionit të Irlandës UCD AFC nga Dublini.

    Kampionët tanë nën drejtimin e trajnerit Labinot Haziri dëshmuan edhe një herë talentin dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.

    Dy golat e Lis Berishës, jo vetëm që vulosën fitoren me përmbysje të rezultatit, por na japin shpresa të mëdha që skuadra nga kryeqyteti të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm në këtë garë.

    Përgëzoj secilin futbollistë të FC 2 Korrikut për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe nivelin e lartë në fushën e lojës, si dhe stafin dhe drejtuesit e klubit për punën e shkëlqyeshme me talentet e reja, duke  prezantuar kësisoj në mënyrë dinjitoze futbollin kosovar në arenën evropiane.

    Uroj që këtë epërsi të krijuar kampionët tanë do të arrijnë ta menaxhojnë me maturi në ndeshjen e kthimit në Irlandë dhe të kalojnë në fazën e tretë të kësaj gare.

    Urime edhe një herë dhe suksese të mëtejshme – jemi të gjithë me ju!

    Ju priftë e mbara!

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.