Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi viziton LRF-në e Ferizajt: Reformë dhe digjitalizim drejt nivelit të ri të organizimit 
    Ballina-2

    Presidenti Ademi viziton LRF-në e Ferizajt: Reformë dhe digjitalizim drejt nivelit të ri të organizimit 

    29/11/2024 14:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Takimet për riorganizimin dhe reformat në Lidhjet Rajonale të Futbollit, presidenti Agim Ademi i ka vazhduar edhe në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Ferizaj. Edhe në këtë vizitë, kreu i FFK-së shoqërohej nga anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti, e të cilët u pritën nga kryetari i LRF-së së Ferizajt, Afrim Haliti, së bashku me bordin dhe administratën e këtij regjioni.


    Gjatë takimit, presidenti Ademi përgëzoi administratën e LRF-së së Ferizajt për angazhimin dhe përkushtimin e treguar deri më tani, duke theksuar rëndësinë e reformave që po ndërmerr FFK-ja për të avancuar organizimin e futbollit në të gjitha nivelet. Ai vuri theks të veçantë tek implementimi i programit të ri të digjitalizimit, që synon lehtësimin e proceseve administrative dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e aktiviteteve të futbollit.


    “LRF e Ferizajt ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të Kosovës dhe me reformat që po zbatojmë, sigurisht se organizimin do ta çojmë në një nivel të ri. Implementimi i digjitalizimit do të thjeshtojë procedurat, do të rrisë transparencën dhe do të ndihmojë shkollat e futbollit dhe klubet e këtij regjioni që të përfitojnë nga teknologjia moderne për të avancuar punën e tyre”, tha presidenti Ademi.


    Në takim u diskutua gjithashtu për projekte konkrete që do të përmirësojnë kushtet infrastrukturore dhe mundësitë për zhvillimin e talenteve të reja në këtë rajon.
    Kryetari i LRF-së së Ferizajt, Afrim Haliti, i shprehu mirënjohje kreut të FFK-së për punën e bërë në avancimin e infrastrukturës së futbollit në vend dhe për mbështetjen e regjionin e Ferizajt. Ai theksoi se administrata e këtij regjioni është e gatshme të japë kontribut maksimal për të realizuar objektivat strategjike të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.