Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e infrastrukturës sportive 
    Ballina-2

    FFK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e infrastrukturës sportive 

    30/11/2024 16:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, përmes të cilit do të zhvillohet infrastruktura sportive në kryeqytet. Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ku i pranishëm ishte edhe drejtori për sport i kryeqytetit, Kushtrim Mushica.


    Ky memorandum do të fillojë me zbatimin e projektit të rëndësishëm për ndërtimin e fushës së futbollit në Hajvali, për nevojat e KF ‘Prishtina e Re’.


    Ky është vetëm hapi i parë i një programi më të gjerë të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve e që synon përmirësimin e infrastrukturës së futbollit dhe sportit në përgjithësi në kryeqytet.
    Bashkëpunimi mes FFK-së dhe Komunës së Prishtinës do të vazhdojë edhe në realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, të cilat do të rrisin standardin dhe do të krijojnë kushte optimale për komunitetin sportiv dhe rininë e kryeqytetit.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.