Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi takon legjendën franceze Djorgaef, e fton në Kosovë
    Ballina-2

    Ademi takon legjendën franceze Djorgaef, e fton në Kosovë

    03/12/2024 15:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pasur një takim me legjendën e futbollit francez, kampionin e Botës me Francës,  Youri Djorkaef dhe futbollistin tjetër të Interit, Houssine Kharja.

    Ademi ka thënë se me ta bisedoi rreth idesë së inaugurimit të Kampit Nacional të FFK-së ku pritet të zhvillohet një ndeshje e veçantë mes yjeve të FIFA-së dhe YEFA-së ku pritet të marrin pjesë emra të mëdhenj të futbollit.

    “Kënaqësi të jem në mesin e legjendave të futbollit, Youri Djorkaef dhe Houssine Kharja.

    Diskutuam rreth idesë që me rastin e inaugurimit të Kampit Nacional të FFK-së të organizohet një ndeshje e veçantë mes Yjeve Legjenda të FIFA-s dhe UEFA-s.

    Një ndeshje e tillë do të bashkojë emra të mëdhenj të futbollit botëror në kryeqytetin tonë dhe do të shërbejë edhe si promovim për vendin tonë.

    Djorkaeff e mirëpriti këtë ide dhe u dakordua që ta përfshijë atë në programin e tyre.

    Data e këtij eventi të përcaktohet ndërkohë, pasi gjithçka varet nga ecuria e përfundimit të punimeve në kamp”, ka shkruar Agim Ademi.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.