Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtaret U17 dhe U19 të vajzave mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 
    Ballina-2

    Kombëtaret U17 dhe U19 të vajzave mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 

    06/12/2024 12:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian për kombëtaret e grupmoshave U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave.

    E pranishme në short nga FFK ishte Sanije Krasniqi. Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në Ishujt Faroe, do të garojë në Ligën A në Grupin A7, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Danimarka. Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Gjermani, prej 15 deri më 24 mars të vitit të ardhshëm. Dy pozitat e para kualifikohen, derisa pozita e fundit bie në Ligën B.

    Ndërkaq, Kombëtarja U19, e cila do të garojë në Ligën B, pas eliminimit nga faza e parë e kualifikimeve në Ligën A, është përfshirë në Grupin B3, ku janë edhe Letonia, Kazakistani dhe Malta. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Maltë, prej 1 deri më 7 prill, të vitit të ardhshëm. Gjashtë ekipet e para të çdo grupi dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.