Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Panadiq i Ferizajt: Fati do të na kthehet neve kur do të na duhet më së shumti
    Futboll vendor

    Panadiq i Ferizajt: Fati do të na kthehet neve kur do të na duhet më së shumti

    22/10/2022 16:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Ferizajt, kroati Andrej Panadiq, i cili të shtunën ndaj Dritës e pësoi disfatën e tretë rresht që kur mori drejtimin e skuadrës, ka thënë se ka shumë gjëra për t’u përmirësuar.

    Megjithatë, ai është shprehur optimist pas ndeshjes se fati do të kthehet kur Ferizajt do t’i duhet më së shumti. Ferizaj tashmë është shtatë ndeshje pa fitore. Fitorja e fundit ishte kundër Llapit, 2:1, në fillim të muajit shtator.

    “Lojtarët kanë thënë se kanë pranuar shumë gola në fundin e ndeshjes. Kjo do të thotë se duhet të jemi të koncentruar deri në fund. Megjithatë, unë mendoj se ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Nëse luajmë siç kemi luajtur sot, ka optimizëm të madh. Mënyra se si kanë luajtur lojtarët taktikisht, është fenomenale. Fati do të na kthehet neve kur do të na duhet më së shumti”, deklaroi Panadiq.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.