Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali ngel prapa në garën për titull
    Ballina-2

    Arsenali ngel prapa në garën për titull

    18/01/2025 21:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë kundër Aston Villas.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta të shtunën ka barazuar në shtëpi 2:2 me Aston Villan në kuadër të javës së 22-të të Premier Leagues.

    Golat për Arsenalin i shënuan Gabriel Martinelli në minutën e 35-të dhe Kai Havertz në minutën e 55-të.

    Youri Tielemans në minutën e 60-të dhe Ollie Watkins tetë minuta më pas ishin realizatorët e golave për mysafirët.

    Arsenalit iu anulua një gol në minutën e 88-të për shkak të prekjes me dorë të sulmuesit gjerman, Havertz.

    Te vendësit në bankën rezervë ishte Maldini Kacurri.

    Arsenali ka 44 pikë dhe është në vendin e dytë. Lider është Liverpooli me 50 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur.

    Aston Villa ka 36 pikë dhe është në mesin e tabelës.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.