Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Osmani pret në takim motrat Zeqiri, kampione në Gjimnastikë
    Sporte tjera

    Osmani pret në takim motrat Zeqiri, kampione në Gjimnastikë

    25/02/2025 19:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidentja Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, të cilat janë pjesë e klubit të Gjimnastikës “Elita” si dhe trajneren e tyre Abeliana Bregun.

    Vilëza dhe Lisa e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre në sportin e gjimnastikës, sukseset e vazhdueshme ndër vite në këtë sport dhe planet e tyre për të ardhmen. Po ashtu, edhe trajnerja e tyre Abeliana foli për sfidat që kanë në këtë sport dhe ecurinë e të ardhmes së klubit “Elita”.

    Presidentja Osmani theksoi se suksesi i Lisës dhe Vilëzës në gjimnastikë, tregon se sportistëve në secilin sport duhet t’u ofrohet mundësia për përkrahje në mënyrë që ata të arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare dhe t’i sjellin rezultate të mira Republikës së Kosovës, pasi ata janë promovimi më i mirë i vendit tonë.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.