Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi nuk lejon befasi, avancon në mesin e tetë më të mirëve
    Ballina-1

    Interi nuk lejon befasi, avancon në mesin e tetë më të mirëve

    11/03/2025 23:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi ka bërë vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

    Në një të tetën e finales skuadra e madhe italiane e eliminoi Feyenoordin holandez.

    Të martën mbrëma në “Giuseppe Meazza”, Interi e mposhti Feyenoordin me rezultat 2:1. Ndeshjen e parë skuadra e Simone Inzaghit e kishte fituar 2:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 avancoi në çerekfinale.

    Marcus Thuram shënoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e tetë. Jakub Moder ishte i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 42-të.

    Ndërkohë golin e fitores për Interin e realizoi Hakan Çalhanoglu në minutën e 51-të. Edhe ai shënoi nga pika e bardhë.

    Çalhanoglu në minutën e 61-të la vendin në fushë për Kristjan Asllanin. Asllani në minutën e 63-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.