Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrudhani: Shpresojmë të sigurojmë kalimin në Ligën B
    Ballina-1

    Rrudhani: Shpresojmë të sigurojmë kalimin në Ligën B

    18/03/2025 22:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i Luzernit, Donat Rrudhani, ka bindjen se Kosova do të paraqitet në Ligën B të Ligës së Kombeve në edicionin e ardhshëm. Ai thotë se Kosova synon fitore në dy ndeshjet kundër islandezëve.

    Ndeshja e parë Kosova – Islanda luhet të enjten në Prishtinë, kurse e kthimit më 23 mars në Murcia të Spanjës.

    “Stërvitja ishte mjaft e mirë, punuam në aspektin taktik. E kemi analizuar Islandën dhe dimë pikët e forta dhe dobëta, dhe shpresojmë t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Shpresojmë t’ia arrijmë qëllimit, pasi për këtë edhe jemi këtu. Shpresojmë të fitojmë dhe të kalojmë në Ligën B. Besoj se çdo lojtar do ta jap maksimumin dhe shpresoj t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Paraqitja në Prishtinë është motiv shtesë për ne. Është ndjenjë e mirë të luajmë para shikuesve tanë. Edhe ‘Dardanët’ janë gjithnjë motiv shumë i madh për ne. Do të jetë avantazh i madh për ne”, ka thënë Rrudhani për Federatën e Futbollit të Kosovës.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.