Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kapi për hunde trajneri e Galatasarayt: Federata turke i jep dënim maksimal Mourinhos
    Ballina-2

    Kapi për hunde trajneri e Galatasarayt: Federata turke i jep dënim maksimal Mourinhos

    05/04/2025 18:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Turqisë ka pezulluar trajnerin e Fenerbahçes, Jose Mourinho, për tre ndeshje.

    Ky vendim vjen pas një gjesti të papërshtatshëm të Mourinhos në përfundim të derbit të Kupës së Turqisë ndaj Galatasarayt, ndeshje që përfundoi me fitoren 2:1 të ekipit mysafir.

    Trajneri portugez u pa duke e kapur për hunde homologun e tij, Okan Buruk – një veprim që ngjalli reagime të shumta dhe u konsiderua si i papranueshëm nga autoritetet sportive.

    Pas shqyrtimit të pamjeve dhe hetimeve përkatëse, Federata e Futbollit të Turqisë njoftoi sot zyrtarisht se Mourinho do të mungojë në tri ndeshje të ardhshme, duke mos pasur të drejtë të ulet në stol.

    Ai do të jetë i pezulluar në përballjet kundër Trabzonsporit, Sivassporit dhe Kayserisporit.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.