Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvendoset në “Elbasan Arena” për shkak të sigurisë?
    Ballina-1

    Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvendoset në “Elbasan Arena” për shkak të sigurisë?

    11/04/2025 15:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja e ardhshme e Kombëtares së Shqipërisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 zhvillohet në qershor më datën shtatë kundër Serbisë.

    Gazetari shqiptar, Kristi Sejatllari në rrjetet sociale raporton se kjo ndeshje mund të zhvendoset në “Elbasan Arena”.

    Në zyrat e FSHF-së po diskutohet se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë mund të spostohet në “Elbasan Arena”, e ky vendim mund të merret për shkak të sigurisë.

    “Në korridoret e FSHF-së flitet se ekziston mundësia që ndeshja Shqipëri-Serbi, për arsye sigurie, të spostohet për tu luajtur në Elbasan Arena”, ka shkruar Sejatllari në rrjetet sociale

    Stadiumi “Elbasan Arena” ka një kapacitet (12 mijë vende) dukshëm më të vogël sesa “Air Albania” (22 mijë vende).

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.