Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagon edhe KOK: Qëndrojmë pranë Belginit e të gjithë të rinjve, sidomos kur ëndërrojnë ta veshin fanellën e Kombëtares
    Ballina-1

    Reagon edhe KOK: Qëndrojmë pranë Belginit e të gjithë të rinjve, sidomos kur ëndërrojnë ta veshin fanellën e Kombëtares

    25/04/2025 22:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas publikimit të rrëfimit të futbollistit Belgin Jashari.

    Në një shkrim të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, KOK deklaron se rrëfimi i tij për dhunën dhe diskriminimin e vazhdueshëm është alarmues dhe i papranueshëm.

    “Sporti nuk njeh ngjyrë, prejardhje apo përkatësi etnike. Dhuna dhe urrejtja nuk kanë vend në sport, nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

    Ne i qëndrojmë pranë Belginit dhe të gjithë të rinjve që guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre në fushat sportive, e sidomos kur ëndërrojnë të veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës” – thuhet në reagim.

    Tutje, KOK ka pasur edhe një thirrje për institucionet relevante.

    “U bëjmë thirrje institucioneve relevante që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast dhe të garantojnë një ambient të sigurt dhe të drejtë për çdo sportist, pa dallim”.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.